RTV Ora - Anulimi i 30 qershorit, shtyhet me 2 orë mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

2019-06-11 2

#rtvora

Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

Por i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryetari, Klement Zguri, i cili për RTV Ora ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë për RTV Ora tha se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Sipas Kumes, menjëherë pasi deklarata e Presidentit të marrë formën e dekretit, KQZ duhet të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anulimi-i-30-qershorit-ne-1200-mblidhet-komisioni-qendror-i-zgjedhjeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz