Rreze Dielli 10 Qershor 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Spinaq me qumësht dhe vezë

2019-06-11 5

Spinaq me qumësht dhe vezë

Përbërësit:

1.2 kg spinaq

2 kokrra qepë

2 lgj vaj ulliri

4 kokrra vezë

1 ½ gotë qumësht

1 ½ lgj miell

2 lgj gjalp

3 lgj kaçkavall i grirë

kripë+ piper i zi

arrëmoskat

2 lgj peksimadhe

Përgatitja:

Lajmë spinaqin dhe e kalojmë në ujë të vluar me kripë për 2 minuta. Më pas e kalojmë në ujë të ftohtë me akull, e shtrydhim mirë dhe e presim vrazhdë.

Ndërkohë në një tigan me vaj kaurdisim qepët të prera në kubikë derisa ato të zbuten ( i ndihmojmë duke i hedhur pak ujë herë pas here me qëllim që qepa të mos ngjyroset). Shtojmë spinaqin e më pas kripë, piper të zi, arrë moskat, koper dhe spinaqin dhe e lemë në zjarr derisa ai të ulë volumin.

Lyejmë tavën me gjalpë, e pudrosim atë me peksimadhe, vendosim spinaqin dhe e nivelojmë mirë.

Rrahim 4 kokrra vezë me qumësht dhe pak miell, i përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Shtojmë dhe pak kripë dhe arrë moskat dhe e vendosim kremin mbi spinaq duke vendosur pak gjalpë mbi të dhe duke e pudrosur me djath kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta derisa të mpikset dhe të marrë një ngjyrë të verdhë.