#rtvora
Zhvillimet e fundit politike dhe protestat e opozitës kanë bërë kureshtarë edhe turistët e huaj që kanë ardhur në Tiranë. Dy të rinj koreane-jugorë kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së protestës së opozitës dhe qëllimi sipas tyre është të njihen me zhvillimet e vendit por dhe të mbështesin njerëzit që kërkojnë të bëjnë ndryshime.
Protestave të fundit të opozitës, përveç numrit të madh të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, i janë bashkuar dhe turistë. Nisur nga aktualiteti politik, dy të rinj koreane jugor, i janë bashkuar protestës së opozitës.
Gjatë kohës që mbahej protesta, në një prononcim për RTV Ora, njëri prej tyre shprehet se mbështet njerëzit që provojnë të ndryshojnë diçka.
"Unë jam udhëtar, unë pyes veten pse janë njerëzit në rrugë në fundjavë. Unë dua të di cilat janë problemet e tyre me shtetin, kjo është arsyeja pse jam këtu. Javën e shkuar unë dëgjova që njerëzit kërkonin zgjedhje të lira. Problemet që kam dëgjuar unë kanë të bëjnë me drogën, marijuanën, tregun e zi, apo korrupsionin. Unë i mbështes njerëzit sepse po provojnë që të ndryshojë diçka".
Të rinjtë korean shprehen gjithashtu se qëllimi i tyre në Shqipëri është të njohin Shqipërinë, dhe të vizitojnë shumë vende.
"Njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Aktualisht Shqipëria nuk njihet mirë në Korenë e Jugut, ndodhet në mes të Evropës por nuk njihet sa Greqia apo shtete të tjera. Është turp. Unë po udhëtoj me biçikletë".
Turistët janë bërë pjesë e protestës së fundit të opozitës, që nga tubimi pranë kryeministrisë, marshimit tek parlamenti, ku kanë qëndruar deri në largimin e gjitha protestuesve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protestat-e-opozites-turistet-koreane-i-bashkohen-aksionit-opozitar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz