Kapitullimi i Millosheviçit, Thaçi e Haradinaj kujtojnë luftën - Lajme - Vizion Plus

2019-06-11 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Si sot 20 vjet më parë Serbia u detyrua të tërheqë nga territori i Kosovës të gjitha forcat e saj ushtarake dhe policore.Pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi trupat serbe, fushate e cila zgjati për 78 ditë me radhë, në Kosovë u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, e cila shënoi fundin e luftës në Kosovë, e njëkohësisht edhe kapitullimin e Sllobodan Millosheviçit.Bilanci i luftës ishte i rëndë, mbi 10 mijë njerëz mbetën të vrarë, 5 mijë të shdukur dhe mbi 1 milionë shqiptarë të Kosovës te zhvendosur.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përkujtoi ditën e dorëzimit të milosheviç. me anë të një postimi në Facebook, Thaçi nenvizon se i gjithë populli i Kosovës nderon sot çdo dëshmor që ra për pavarësinë.Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ?kjo marrëveshje e kapitullimit të Millosheviçit ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik.

Free Traffic Exchange