Report TV - PD-së nuk i binden militantët, kërkojnë largimin e Ramës te Parlamenti

2019-06-11 0

Një moskoordinim ka ndodhur mes militantëve të PD dhe organizatorëve të saj politikë. Teksa lideri demokrat ka mbyllur protestën nga selia e Partisë Demokratike, disa protestues kanë mbetur përpara Kuvendit duke mos iu bindur thirrjes së vazhdueshme të policisë për t'u shpërndarë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ngritur një kordon policie. Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i PD dhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kanë tentuar të shpërndajnë turmën duke i bërë thirrje militantëve të largohen nga zona për të shkuar drejt selisë blu.

"I bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë kriminelëve me uniformë. Nuk mund të nxisni qytetarët për dhunë. Qytetarët sot kanë kryer një protestë model dhe do jetë model deri në fund. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve kaq të pakët sa janë këtu qa pavarësisht provokimeve të policisë së shtetit të tërhiqen për të mos vënë në jetë skenarin për dhunë të Edi Ramës. Ta harrojë se mund t'i provokojë më qytetarët", tha Bardhi.