Që në orët e para të mëngjesit pika kufitare e Morinës priti një numër të madh automjetesh me qytetarë të Kosovës. Të gjithë kanë destinacion bregdetin shqiptar, kryesisht Shëngjinin.
Kanë zgjedhur që ditët e ngrohta të fundjavës t?i kalojnë buzë detit.
Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve, në kufi nuk pati radhë dhe pritje të gjata.
Për këtë sezon turistik, ky është fluksi i parë i kosovarëve që vijnë për pushime në vendin tonë, kjo edhe për shkak të kushteve të motit që deri tani nuk kanë qenë favorizuese për të bërë plazh.
Klan Plus