Meta shfuqizoi dekretin për zgjedhjet/ Rama: Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet më 30 qershor

2019-06-11 0

"Presidenti ka bërë gabim, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor", u shpreh Rama nga Berati për vendimin e papritur të presidentit Meta që shfyqizoi dekretin duke anuluar 30 qershorin, si datë të zgjedhjeve vendore.

Ai tha se ky është një plan i thurur për të marrë zvarrë qeverinë dhe për të varrosur reformën në drejtësi, por që nuk do përmbushet pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit por të popullit shqiptar.

"E prisja edhe këtë dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar.

Këto janë sjellje të një grupi të dëshpëruar dhe janë të detyruar të humbin në mënyrë të dëshpëruar. Dhe kjo që sapo ndodhi është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme që i rrokollisën kokat të gjithë shqiptarëve, duke u përpjekur të krijojnë një mjegull dhe të hedhin të gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve dhe marrjes peng të gjithë procesit demokratik.

Free Traffic Exchange