Report TV - Kosovarët 'dynden' drejt bregdetit, radhë të gjata automjetesh në Morinë

2019-06-11 0

Përmirësimi i temperaturave dhe ndërprerja e reshjeve të shiut ka bërë që rreth 3 mijë qytetarë nga Kosova t'i drejtohen sot Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës, me destinacion bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Lëvizjet e shumta kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa rreth orës 7 është shënuar dhe piku i fluksit më të lartë.

Për shkak të fluksit në rritje të kalimit të qytetarëve kosovar drejt Durrësit, Vlorës apo edhe Shëngjinit e Velipojës, ka bërë që në Morinë të krijohen radhë të gjata ët makinave.