Halimi dhe Albana Vokshi pinin kafe me të dënuarin përjetë! PD-LSI morën votat e të burgosurve.

2019-06-11 0

A duhet të nxjerrë mësim politika që të mos merret me individë që vetëofrohen për fushatë elektorale? Vangjush Dako thotë se shprehja, "duhet nxjerrë mësim nga gabimet politike" nuk është rasti i tij, pasi siç ai thekson nuk ka bërë asnjë krim.

"Ne nuk kemi bërë ndonjë krim, njeriu nxjerr mësim kur bën krime. Ti si mendon? Atëherë mos të dalim ne, të rrimë në shtëpi, dhe cfarë vote të vi vet në kuti ta presim. Kjo nuk është rruga e demokracisë. Rruga është që duhet fushatë, do kërkosh votë derë më derë, do i japësh dorën cdo njeriu. Duke kërkuar votën tek qytetarët. Patjetër vota i kërkohet çdo njeriu që ka të drejtë vote", u shpreh Dako në Repolitix.

I pyetur për akuzat e kundërshtarit politik, Dako bën një akuzë të fortë kur thotë se në fushatën e vitit 2013, Eduard Halimi që ishte ministër i Drejtësisë deri në atë kohë, si dhe për Albana Vokshin, ish-deputete e PD. Sipas Dakos, ata janë shoqëruar dhe madje janë parë në lokal duke pirë kafe me një person të dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm dhe të kërkuar nga Policia e Shtetit.

"Gjatë jetës sime politike nuk jam marrë me kundërshtarin. Të flasë për moral PD...Vangjush Dako e ka kaluar mbi kurriz në 2007, 2009, 2011, 2013... Ministra të PD janë shoqëruar në fushatën e vitit 2013 me njerëz që kanë qenë në kërkim me burgim të përjetshëm. Në tavolinë me ministrin e Drejtësisë të asaj kohe, Eduard Halimin, me Albana Vokshin, i kemi denoncuar nëpër gjithë mediat. Kanë mbyllur shtabe elektorale të PS. Kanë qenë njerëz që kërkoheshin nga policia dhe bridhnin nëpër fushatë. Kjo është e paimagjinueshme. Të bëjnë moral këta është një gjë e jashtëzakonshme. Në vitet 2013, 2009, 2017, në të gjithë burgjet e Durrësit dhe Krujës rezultatet janë me zero për PS. Fiton PD, dhe në 2017 fiton LSI, sepse drejtuesit e burgjeve kanë qenë të PD dhe LSI. Që do të thotë se drejtori ka bërë bashkëpunim me të burgosurit për t'i marrë votën për partitë e tyre që i kishte emëruar në punë", tha Dako në "Repolitix.

Free Traffic Exchange