Veliaj: Me 30 qershor ndahemi nga Saliu që vrau 4000 vetë në '97-ën dhe Voltana që kërkon molotov

2019-06-11 0

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës i bëri thirrje demokratëve që të distancohen nga drejtuesit e opozitës që për interesa të tyre të pushtetin duan të shkatërrojnë Tiranën dhe Shqipërinë. Veliaj tha se Shqipëria duhet të ndahet njëherë e mirë nga Sali Berisha, duke e akuzuar këtë të fundit për krime të shumta kundër popullit shqiptar.

?Saliu ka futur vendin në luftë civile më 1997, kur u vranë 4000 vetë për çmendurinë e tij. Ka 30 vjet që ky njeri mban peng Shqipërinë. Më 30 qershor përfundimisht ndahemi nga ajo periudhë. Një mallkim që duhet t?i themi shporru. Një plak zevzek që nuk do të mirën ndaj askujt. Ta largojmë përfundimisht këtë të keqe më 30 qershor, për ta lënë përfundimisht larg nesh?, tha Veliaj.

Ai theksoi se shumë prej kryetarëve të bashkive opozitare që furnizojnë me protestues tubimet e opozitës, nuk kanë asnjë të drejtë të shkatërrojnë atë që është arritur të bëhet në Tiranë në këto 4 vite, ndërkohë që qytetet që kanë drejtuar vet janë sot në një gjendje të mjerueshme.

?Teksa ne jemi duke folur këtu, ka edhe një grup tjetër shumë më i vogël sigurisht, si gjithmonë, i cili është gjithashtu duke folur në ndonjë vend tjetër, duke bërë planet. Ne po bëjmë planet për Tiranën 2030. Ata po bëjnë planet për 30 orët e ardhshme. Cilat janë planet, besoj e dëgjuat Voltanën: Ta kisha një molotov i kisha rënë edhe unë. E dëgjuam Xhelalin, i dëgjuam gjithë këta të tjerët. Kam një pyetje, për këtë grupin që vjen dhe bëhet gjithmonë dhe më i vogël e më i dhunshëm. Pyetja ime për çdo qytetar shkodran që vjen nesër të na shkatërrojë Tiranën me molotov është kjo: Keni shkolla si kjo në Shkodër, keni fusha si ajo në Shkodër, keni kënde lodrash si këto tonat në Shkodër, keni park te Liqeni juaj si parku te Liqeni jonë në Shkodër, keni çerdhe dhe kopshte siç i kemi bërë ne këtu në Kombinat në Shkodër? Nëse përgjigjja evidente është ?jo?për çfarë vini dhe shkatërroni Tiranën??, tha Veliaj.

Ndaj kryebashkiaku theksoi se çdo mbështetës i opozitës para se të vijë dhe të shkatërrojë Tiranën të bëj më parë krahasimin mes asaj që kanë bërë drejtuesit e tyre demokrat të bashkive me atë që gjejnë në Tiranë. Ai u shpreh i sigurtë se pas 30 qershorit PS do të qeverisë edhe Shkodrën, Kamzën, Kukësin, Lezhën dhe çdo bashki ku deri më sot kanë keqqeverisur të djathtët.