Luani i Kopshtit Zoologjik është bërë pjesë e bisedës së kafenesë që kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet. Ironi, batuta, por fatkeqësisht edhe një e vërtetë e trishtë. Ai zgjidhi luanin, për të treguar dështimin qeverisë së asaj kohë, sipas së cilit nuk mund të siguronin dot as ushqimin e duhur për një luan.
?Jo mishin ia hoqëm, se e ke parasysh ?97 njerëzit kishin frikë dhe ne e ndanim mishin e luanit këtu njerëzve rreth e rrotull. Dhe ia kthyem me bukë tha. Unë thashë se do ngordhte tha, por jo u mësua. Më kujtohet për herë të parë kur shkova në kopsht zoologjik? o zot o zot! Ishte një luan, ia kishin shtruar kafazin me pllaka si në banjo dhe ai i shkreti nuk ecte dot. I dobët. I kishin rënë flokët. Ishte luani që e kishte sjellë demokracia. Ishte luani që e kishte dhuruar sulltani i Bruneit, luani i demokracisë i thonin. Ia kishin dhënë Saliut dhe Rilindja Demokratike bëri titull bombastik ?Zbarkuan luanët në Shqipëri?! Ia kishin shtruar luanit me pllaka banjoje dhe s?ecte dot. Dhe ia kishin shtruar luanit, atje me bar dhe patate. I thashë unë ça ha patate luani. Dhe ajo drejtoresha ma ktheu: Po dhe ditën e diel i japim dhe karota?. E kishin bërë luanin lepur?, rrëfeu me ironi Rama.