Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama është Ura Vajgurore. Ai ka prezantuar 5 kandidatët për Bashkitë në qarkun e Beratit. Në Urën Vajgurore rikandidon Juliana Memaj. Në fjalën e tij, Rama theksoi se zgjedhjet nuk do të shtyhen, pasi sipas tij kontrata me popullin nuk mund të prishet.
"Në këto zgjedhje nuk është se kush do të jetë kryebashkiaku, por si ne të gjithë së bashku do ta ndajmë të ardhmen nga e shkuara, si do zgjedhim mes rrugës së ideve dhe priogrameve dhe të baltës. Synojnë ta ndalin orën e zhvillimit, të zhvarrosin reformën në drejtësi. Kanë rikë nga zgjedhjet, prandaj bërtasin rrugëve, kanë firkë të dalin para popullit dhe të kërkojnë që të gjykohen për atë se çfarë ofrojnë, kanë frikë të ballafaqohen. Një gjë është pak, por e sigurt: mund të vrasin veten politikisht, por ata nuk vendosin asgjë tjetër për Shqipërinë që ne duam. Besoj që e dëgjoni dhe në ekrane dhe kafene zërin e disa që thonë si mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, se i bie që të bëhemi prap një vend me një parti. Nëse opozita kryesore sot mungon në zgjedhje dhe kjo si rezultat i pengesës që i është vënë nga ana jonë, atëherë zgjedhjet do të ishin antidemokratike, por nëse opozita ka vendosur vetë të mos hyjë në zgjedhje, atëherë zgjedhjet janë demokratike. Zgjedhjet s'janë që politikantët të dalin para popullit kur t'u teket. Kjo së parë askund, dhe s'ka për t'u parë as në Shqipërinë. Kemi marrë mbështetjen e njerëzve se e kemi merituar me punën që kemi bërë dhe me raportin që kemi ndërtuar me ne. Ne jemi shumë, ata janë shumë pak dhe do jenë gjithnjë e më pak, janë dembel e të paaftë për të drejtuar. Ndërsa ne pavarësisht të metave që kemi, jemi punëtor, i kemi rikandiduar bazuar te puna që kanë bërë", tha Rama.