#rtvora
Dhjetë punonjës të Policisë Kufitare. janë në hetim për shpërdorim detyre duke lejuar hyrjen kontrabandë të automjeteve në Shqipëri. Katër punonjës janë arrestuar ndërsa 6 janë pezulluar nga detyra.
Në arrest me burg i akuzuar për kontrabandë është Arben Grabovari, shqiptar me nënshtetësi greke. Dyshohet se një pjesë e makinave të futura në Shqipëri kontrabandë të jenë përdorur për ngjarje kriminale.
Prokurorja e çështjes Mirela Zavalani, perfaqesues te SHCBA dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave dolën në një konferencë para gazetarëve, paraditen e sotme, për të zbardhur detaje të operacionit të kontranbandës së automjeteve.
Si nisi hetimi - Në shkurt 2019 nisi procedimi penal në ngarkim të personit nën hetim Arben Grabovari për "kontrabanda me mallra të tjera më shumë se njëherë ". Procedimi u regjistrua në shkurt 2019, pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve doganore franceze dhe atyre shqiptare. Per kete u arrestua Arben Grabovari, shqiptar me nënshtetësi greke.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbulohet-kontrabanda-e-makinave-10-police-ne-hetim
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz