http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe këtë vit në kultivimin e kanabist dyshohet se janë të implikuar një numër i konsiderueshëm efektivësh policie.Të dhënat e shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat flasin edhe për raste konkrete.ADRIATIK AGOZV/DREJTOR I PERGJITHSHEM I SHÇBA?SHÇBA ka të dhëna që punonjës policie janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj.Do të bëjmë një takim me këto nivele që të kontrollojmë detyrat e vendosura nga titullari i Ministrisë së Brendshme. Jemi të hapur për të hetuar ndaj çdo punonjësi policie dhe kemi informacione.Në disa raste kemi nisur hetimet dhe në disa të tjera, pritet që të nisin. Hetime po zhvillohen në Shkodër dhe Vlorë, në lidhje me rastet e abuzimeve nga funksionarë të ndryshëm të Policisë së Shtetit? Deklarata e zyrtarit të SHÇBA erdhi gjatë prezantimit të një tjëtër operacioni ku 10 efektivë të policisë kufitare janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, 4 prej tyre me masën e sigurisë arrest me burg.Gjatë hetimit, në bashkëpunim me drejtorinë e doganave, janë kryer verifikimet ku ka rezultuar se Arben Grabovari, ka arritur të fusë në territorin shqiptar 54 automjete (relativisht të shtrenjta) për të cilat vetëm për 5 prej ka kryer zhdoganimet, për periudhën 2017-2019.Dyshohet se përmes lidhjeve me punonjës në strukturat e Policisë Kufitare është kryer veprimtaria e kontrabandimit të mjeteve motorike, kryesisht në pikat kufitare Qafë-Botë dhe Kapshticë.Punonjësit e policisë kufitare në 19 raste nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme mjetet. Ditët në vijim priten ndalime edhe në rradhët e punonjësve të doganave ndërsa po hetohet edhe nëse automjetet kontabandë janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.