Kryetarja e PD-së në Ulëz flet pasi i dogjën makinat: Nuk kam konflikte, shkak angazhimet politike

2019-06-07 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës. Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së saj, ku dy makinat ishin të parkuara. Për këtë ngjarje ende nuk dihen rrethanat, por familja mohon që të ketë konflikte.

Gjelina Kalthi pretendon se makinat në pronësi të saj janë djegur qëllimisht për shkak të angazhimeve të saj me Partinë Demokratike.

"Mi dogjën makinat qëllimisht për shkak të angazhimeve politike" ka deklaruar Gjelina Kalthi.

Makinat e djegura kanë qenë larg njëra tjetrës ndërsa në vendin e ngjarjes ka patur edhe makina të tjera por zjarri ka përfshirë vetëm dy makinat e administratores së njësisë së Ulzës në Bashkinë e Matit. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Fran Kalthi është përgjegjës i një kompanie të Policisë Private, por mohon që të ketë konflikte që mund të kenë sjellë djegien e makinave të bashkëshortes së tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e djegies së makinave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Free Traffic Exchange