Pjesa e dyte e Pa Gjurme dt 6 Qershor Thëllëza e Agim Alushaj u martuan në vitin 1991. Thëllëza pati 7 dështime njëra pas tjetrës. E vrarë në shpirt dhe me dëshirën për tu bërë nënë Thelleza më në fudn sjell në jetë një vajzë më 16 mars të vitit 1999. Pas kësaj Thëllëza kalon në vdekje klinike për 3 dite. Kur nëna duhet të kishte në krah fëmijën ajo gjendej në reaminacionin e martenitetit të Vlorës. Thëllëza përmendet dhe bashkë me Agimin ngjiten në katin e dytë përtej dritares e shohin vajzën e tyre. Ritual të cilin e bënin disa herë me rradhë. Por mjeket vendosin që Thëllëzën ta dërgojne në Sanatoriumin e Tiranë për kurim. Agimi e shoqëron dhe me tu kthyer nga Tirana shkon për të parë foshnjën, aty ku mjeku e tregon se vajza kishte ndërrua jetë.