Manastirliu: Aplikoni në portalin mjekë për Shqipërinë, transparencë në punësim

2019-06-06 2

?Aplikoni në portalin Mjekë për Shqipërinë brenda datës 15 Qershor për vendet vakante në sistemin shëndetësor publik, për t?u punësuar me meritë dhe transparencë?. Me një ftesë të hapur, Ministrja Manastirliu ju drejtua mjekëve për t?u bërë pjesë e sistemit shëndetësor në vend, gjatë ceremonisë së 25 vjetorit të krijimit të Urdhrit të Mjekut.

?Ky portal është një instrument i ri në drejtim të transparencës dhe meritokracisë për rekrutimin e profesionistëve të shëndetit. Unë besoj se këto mekanizma rrisin besimin në sistem. Sepse nuk ke më nevojë të njohësh ministrin, deputetin apo drejtorin për t?u punësuar në sistemin shëndetësor publik?, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Sipas ministrisë, që nga Janari 2019, janë punësuar në sistemin shëndetësor publik, 245 mjekë, nga të cilët, 135 mjekë specialistë I janë atashuar spitaleve rajonale dhe bashkiake, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aplikimet në portalin mjeke.shendetesia.gov.al mbyllen në fazën e parë më datë 15 Qershor, për 112 vende vakante në shërbimin parësor dhe 79 vende të lira në shërbimin spitalor.

Duke deklaruar se reforma në shëndetësi nuk është pronë e ministrave apo politikanëve, por është pronë e atyre që punojnë çdo ditë në sistem, Manastirliu ftoi përfaqësuesit e Urdhrit të Mjekut dhe profesionistët e shëndetit të bëhen pjesë e organit më të ri këshillimor pranë Ministrit të Shëndetësisë.

?Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, përfaqësuesit e mjekëve do të kenë një zë shumë të rëndësishëm në politikat vendimmarrëse, me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shëndetësisë, si organ këshillimor pranë Ministrit të Shëndetësisë?, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u ndal tek investimet e reja në shëndetësi. ?Për të mos harruar nga u nisëm, mbaj mend fillimin e punës në QSUT, kur jo vetëm mungonte serumi dhe medikamentet bazë, por mbi të gjitha kishte demotivim të stafit mjekësor. Me rritjen e pagave, investimet në shëndetësi që po vijojnë çdo ditë dhe me sigurimin e kushteve për më shumë siguri për mjekët, po rikthehet besimi në sistem?, tha Manastirliu.