http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka theksuar se hapja e negociatave me Shqipërinë nuk do të thotë hyrje në BE por që vendi ka bërë progres sa i takon reformave.Në një intervistë të dhënë për revistën ?Global FDI Report?, Soreca deklaroi gjithashtu se vendimi i qershorit nga ana e BE ka një rëndësi të madhe për rrugëtimin e Shqipërisë si dhe popullin shqiptar.?Ne po flasim për progresin, jo për zgjidhjen e të gjitha problemeve në këtë fazë. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se vendi ka arritur një nivel të mjaftueshëm progresesh në kërkesat e Komisionit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian dhe ka tendenca pozitive në vend. Është shumë e rëndësishme që vendi duhet të jetë në nivelin e pranimit të Bashkimit Europian. Pra, tani duhet të vlerësojmë nëse ka përparime të mjaftueshme për të treguar një angazhim të vërtetë dhe për ta bërë progresin të qëndrueshëm. Tani është koha që Bashkimi Europian të marrë një vendim në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se vendimi në qershor është i një rëndësie kritike për të ardhmen e vendit.?I ndalur tek reformat, Soreca krahas asaj në drejtësi, shprehu vlerësime edhe për atë në administratën publike si dhe atë territoriale.Sipas Sorecës, një tjetër reformë me rëndësi për vendin vijon të jetë ajo e pronës, e cila do të nisë me ndihmën e BE.