Letersia Shqipe ne shkollat e Malit te Zi

2019-06-06 1

Kur flasim për kurikulat shkollore dhe prezenca e autorëve shqiptarë të përkthyer në gjuhën e vendeve ku jetojnë, Mali i Zi është shembulli më i mirë. Me Shtatorin e këtij viti, numri i tyre do të shtohet lajmëron studiuesja e letërsisë, njëherësh pjesë e entit të teksteve mësimore në Podgoricë, Liridona Sinishtaj. E kundërta ndodh me Letërsinë Shqipe. Përballë asaj malazeze të shqipëruar raporti është i zhdrejtë.

"Ka qenë e mangët deri tani. Nga Mali i Zi janë mjaft autorë të përkthyer, unë jam njeri prej tyre, me dhjetë libra. Nuk ka qene e lehtë të thyhej ajo traditë. Unë e njoh Letërsinë Shqipe, tani e dua edhe më shumë. Me shpalljen e Ismail Kadaresë, anëtar nderi i jashtëm, në Akademinë tonë të Shkencave, do të kemi një njohje më të madhe të Letërsisë Shqipe".

Kjo ishte edhe një pjesë e diskursit të Pavle Goranoviq, një personalitet i shumë vlerësuar në Malin e Zi, në forumin e zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare.

Tv Klan