27 kontrata koncesionare për ndërtimin e 80 HEC-eve në Shqipëri janë gjetur me shkelje nga kontrolli që ka bërë ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, deklaroi sot zv.ministri Bonati. Ai tha se kompanitë koncesionare nuk kanë filluar punime në terren, ose kanë filluar të ndërtojnë pa leje, ose janë braktisur për një kohë të gjatë, por nuk publikoi emrat e tyre. Nisur nga situata Bonati tha se për të gjithë këto koncesione do të vijohet me ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.