Kandidat për SPAK/ Prokurori Eneid Nakuci para KPK-së: Probleme me pasuritë

2019-06-06 10

Prokurori, Eneid Nakuci ditën e sotme ka dalë para Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të Vetting-ut. Nakuci prej 15 vitesh ushtron detyrën e Prokurorit pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa së fundmi ai është një nga kanidatët që synojnë të bëhen prokurorë të posaçëm në prokurorinë SPAK.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, para KPK për Nakucin ka paraqitur një raport ku thuhej se ai ka bërë deklarime të sakta dhe se ka burime të ligjshme të pasurisë.

Megjithatë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë disa vërejtje në lidhje me pasurinë e Prokurorit Nakuci.

Sipas KPK në 2003, Nakuci, ka lidhur kontrat për apartament 148 m2, për pagesa me këste. Në 2013 e ka likujduar të gjithë pagesën.

KPK ka bërë vërejtje se Nakuci nuk ka sjellur dokumenta për borxhet që pretendon se ka marrë nga motra e xhaxhai.
Gjithashtu nuk është justifikuar as transaksioni nga fondacioni ku Nakuci thotë që ka bërë leksione.