Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotshme deklaroi se rikonstruimi i qeverisë do të vazhdon pasi që vendi të merr informacione të qarta në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, respektivisht në qershor ose korrik. Zaev thekson se në rast të shtyrjes së datës, atëherë do të shqyrtohen mundësi të tjera si, kthimi i mandatit, qeveri komplet e re, ose zgjedhje të parakohshme parlamentare.