RTV Ora - Përgjimet në Bild, Balla: Baltë e opozitës për të prishur imazhin e Shqipërisë

2019-06-06 0

#rtvora
Tre grupet parlamentare të Bundestagut gjerman janë shprehur pro fillimit të negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka lobuar për dy ditë me radhë me përfaqësues të qeverisë dhe të Bundestagut gjerman dhe pret që ata të japin vendim pozitiv për Shqipërinë.

Sipas Ballës, ajo çfarë po ndodh në Shqipëri, një ditë pas publikimeve të përgjimeve në gazetën gjermane Bild të dosjes 339/1 si dhe akuzat e opozitës nuk cënojnë vendimin për negociatat.

Balla: Për fat të keq, opozita shqiptare është munduar edhe në Gjermani, të hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe mbi rrugën europiane të saj, por unë jam i bindur që këtu kjo baltë nuk ngjit për sa kohë që vlerësimi është teknik. Ky vlerësim ka të bëjë me realizimin e këtyre reformave; Reforma në Drejtësi, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit njihet si rezultat pozitiv dhe progres i dukshëm nga ana e Shqipërisë.

Po ashtu dua të ndaj me ju faktin që gazeta më e madhe gjermane, përsa i përket edhe qasjes në politikën e jashtme, Die Welt kishte një edicion të veçantë kushtuar Shqipërisë.

Në më shumë se 50 faqe kjo gazetë kishte prezantuar një Shqipëri të vërtetë, jo Shqipëria e disa mediave të cilat në mënyrë të qëllimshme mundohen t?i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Gjermani, Balla u takua edhe me anëtarin e Presidencës së CDU/CSU Olav Gutting. Gutting tha se Gjermania përmes projekteve të ndryshme në Shqipëri ka patur si synim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm,
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pergjimet-ne-bild-balla-balte-e-opozites-te-prishur-imazhin-e-shqiperise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz