http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matheë Palmer ka komentuar zërat dyshues për hapjen e negociatve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.Duke folur vecanërisht për Maqedoninë e Veriut, Palmer, në një intervistë për Zërin e Amerikës, vlerëson se nëse Bashkimi Europian nuk do të miratojë një datë për negociatat e pranimit në qershor, kjo do të ndodhë në korrik apo tetor.?Unë e di se ka probleme të caktuara në lidhje me kohën e marrjes së vendimeve në Bundestag. Nuk e di nëse fokusi do të jetë marrja e një vendimi në qershor ose potencialisht në korrik, varësisht nga procedurat e brendshme të Bundestagut. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara shpresojnë dhe mbështesin Këshillin Evropian për të hapur negociatat e pranimit. Inkurajojmë fuqimisht klasën politike dhe qytetarët e Maqedonisë Veriore të mbeten të bashkuar dhe të përkushtuar, në këtë process. Ne jemi të gjithë të angazhuar për integrimin e Maqedonisë Veriore në BE.?Megjithatë, pavarësisht progresit të rëndësishëm, Palmer thekson se shteti ka shumë për të bërë me zbatimin e reformave. Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk do të zvogëlojë plotësisht ndikimin rus në rajon, por do të forcojë rezistencën e vendit ndaj agresionit rus.?Sfida kryesore në Maqedoninë e Veriur, por edhe në të gjithë rajonin është sundimi i ligjit. Sundimi i ligjit është nëna e të gjitha reformave, në kontekstin e integrimit evropian dhe krijimin e një klime për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin. Nga ana tjetër, unë mendoj se për një kohë të gjatë rusët kanë treguar angazhim në fushatën agresive të desinformimit në të gjithë rajonin. Ka ende shumë përpjekje agresive në Malin e Zi, edhe pse ajo është anëtare e NATO-s ?.