stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Mbrëmjen e kaluar emisioni ?Stop?transmetoi rastin e përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga 67 vjecari Lefter Ruko. Por ky i fundit është lënë i lirë, falë manovrave të prokurorit Saimir Smakaj dhe gjyqtares së Vlorës Viola Canaj.Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një shkresë zyrtare prokurorisë së Vlorës, ku i kërkon informacion të plotë për rastin e rëndë.Më pas ?Stop? transmeton një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës.