Basha: Rama në pushtet nga krimi, s’mund të jetë kryeministër - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagoi në lidhje me përgjimet e publikuara nga ?Bild? ku Astrit Avdylaj I akuzuar si kreu I grupit të Avdylajve në Shijak komunikim në telefon me Vangjush Dakon dhe zyrtare të tjerë të PS për zgjedhjet e 2017.Sipas liderit të opozitës, përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur shqiptarë e të huaj dhe kanë hequr cdo dyshim të tyrin për të mbajtur pushtetin e Ramës të kalbëzuar nga korrupsioni.Basha shton se këto përgjime faktojnë se Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t?i kërëcënojë për votën e tyre.Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.Për t?u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit. Më tej Basha shton se përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se, parlamenti është produkt I krimit të organizuar e se qeveria e Ramës nuk është legjitime.