Te gjithe ata qe keqtrajtojne kafshet do te denohen me ligj! (Video)

2019-06-05 0

Para pak kohësh ka bërë bujë në media lajmi se të gjithë ata që keqtrajtojnë kafshë do të dënohen me ligj.

Nisur nga ngjarja që ndodhi në Dhermi në vitin 2017, ku një qen u torturua dhe u ekzekutua në mënyre makabre, aktivistë dhe animalistë të ndryshëm kanë mbledhur mbi 37.500 firma të cilat i çuan në parlament bashkë me propozime për ndryshime ligjore.



Të ftuar në emisionin ?Ditë për ditë? në Tv Klan, Jonel Kristo dhe Bledi Strakosha, njëri aktivist e tjetri animalist treguan se pas këtij propozimi, komisionet parlamentare kanë kaluar me sukses ndërkohë janë në pritje të seancës plenare. Prandaj, nëse shihni dikë që keqtrajton një kafshë, denoncojeni pasi tani më dënohet me ligj./tvklan.al