Të reja 'akull', si ditën e parë/ Para dorëzimit, nxënësit nisin fshirjen e librave të plotësuara

2019-06-05 0

Në këtë fundvit shkollor, prindërit e fëmijëve nga klasa e 1 deri në klasën 9 kanë filluar të fshijnë çdo gjë të plotësuar në libër, pasi ata duhet të dorëzohen sërish të paprekur, siç u morën ditën e parë, kur fëmijët nisën vitin shkollor. Fëmijët dhe prindërit tregojnë se tashmë kanë nisur procesin e fshirjes për t'i dorëzuar brenda javës në gjendjen fillestare.

"I morëm të reja do t'i dorëzojmë të reja, nuk kemi c?bëjmë. Kemi nisur t'i fshijmë, ndoshta vitin tjetër do t'i marrim të reja që fëmijët mos marrin libra të përdorur?, tha një nga prindërit.

Për shpërndarjen dhe kthimin e teksteve, do të kujdeset Komisioni i Administrimit të Teksteve Shkollore, strukturë e cila ngrihet nga drejtori i shkollës. Ky Komision do të bëjë vlerësimin e gjendjes fizike të librave shkollore të përdorshme, në mënyrë që të identifikohet nevoja për tekste shkollore të reja. Tekstet shkollore të vlerësuara si të papërdorshme do të administrohen dhe do të ruhen në shkollë për efekt kontrolli dhe auditimi.

Free Traffic Exchange