U përdhunua nga xhaxhai, 'Pa Gjurmë' i gjen vajzën pas 12 vitesh!

2019-06-05 8

Një histori e trishtë është ajo e një vajze vetëm 15-vjeçare në një fshat të Elbasanit, sot 27 vjeç, e cila u përdhunua nga xhaxhai i saj. E reja, që tashmë jeton jashtë Shqipërie, solli në jetë një vajzë, fryt i këtij abuzimi të rëndë seksual. Sot, pas 12 vitesh ajo kërkon të dijë për fatin e vajzës së saj të cilën e la në shtëpinë e fëmijës. Xhaxhai e kërcënonte: Nëse i thua gjë familjes unë do te vras e do ta hedh trupin?. Më tej ia u largua në Greqi, ndërsa mbesa e tij lindi fëmijën. Sot ajo është nënë e një fëmije tjetër (3 vjeç), por emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv, mundi të gjejë bijën e saj, që sot është 12-vjeçe. Vajza është birësuar në Elbasan, ndërsa babai i saj birësues është një njeri mjaft i njohur në Shqipëri.

Moderatorja e emisionit "Pa Gjurmë" i dërgoi Live në emision nënës, e cila jeton jashtë Shqipërie (në Francë), fotot e vajzës së saj ndër vite. Mes lotëve që nuk mbaronin, nëna falenderoi emisionin "Pa GJurmë" për gjetjen e së bijës. "Nuk kam fjalë, po dridhem", ishin të vetmet fjalë që ajo tha përmes telefonit.

"Vajza është birësuar dhe jeton në Shqipëri. Babai i saj birësues, një njeri mjaft i njohur. Është birësuar nga dy prindër të shkëlqyer, jeton në kushte të mira, ka jetuar edhe në Amerikë", tha moderatorja Odeta Dume.

Emisioni ruajti anonimitetin e plotë të të gjithë personave, ndërsa nënës ju kaluan kontaktet e familjes birësuese. Nuk dihet nëse do të ketë një komunikim mes tyre, apo nëse nëna do të mjaftohet me faktin që vajza e saj jeton në kushte të mira nën dashurinë dhe ngrohtësinë e dy prindërve birësues.