http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shkrimi i prestigjozes Bild për partinë më të re, Partinë Bindja Demokratike, tregon rrezikun e madh që përbën ndikimi i krimit në proceset elektorale në Qarkun e Durrësit. Pak orë pas publikimit të audio-përgjimeve, koordinatori I kësaj force politike Astrit Patozi i bën thirrje qeverisë të mbajë duart larg nga ky qark.?Ne sigurisht kemi shqetesim se në këtë qark kjo dukuri ky fenomen I blerjes së votës dhe ndikimit të segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vuillnetin e zgjedhësve është një rrezik shumë I madh për këtë qark. Prandaj ne I kemi bërë thirrje qeverisë të mbajë duart larg nga qarku I Durrësit por edhe nga cdo vend tjetër në shqipëri për shkak se ne nuk mendojmë që Shqipëria ka krijuar imunitet nga këto fenomene shumë të rrezikshme e shumë të rënda për zgjedhjet në Shqipëri?Bindja Demokratike eshte e vetmja parti që garon me kandidat në dy bashkitë që permenden në këto pergjime, në Durrës e në Shijak. Patozi shpjegon se Bindja Demokratike ka një pikë të fortë në lidhje me garën e 30 qershorit.?Ne mendojmë që pika jonë më e fortë është projekti, pika jonë e fortë e ndryshme nga të gjitha partitë e vjetra në Shqipëri, e ndryshme nga qeveria që kemi përballë por edhe nga ato të tjerat që kanë braktisur sistemin duke djegur mandatin. Pra kjo është mendoj unë risia e këtyre zgjedhjeve, pika e fortë e ?Bindjes Demokratike? për publikun shqiptar.?Kritika më e fortë me të cilën është përballur Patozi përgjatë javëve të fundit është pjesëmarrja në një proces që është bojkotuar nga opozita, por per të gjithe kritikët Patozi e ka një përgjigje.?Ne jemi në vendin tonë dhe nëse të tjerët mungojnë është përgjegjësia dhe problem I tyre , ne jemi në zgjedhje dhe do të garojmë sa herë të ketë zgjedhje ne Shqipëri. Nuk është anormalitet të marrësh pjesë në zgjedhje, është anormalitet kur partitë nuk marrin pjesë në zgjedhje. Prandaj ne nuk na dëmton fakti që PD, LSI dhe ndonjë parti tjetër mungojne në këto zgjedhje.?Partia Bindja Demokratike në 30 qershor do te garojë për herë të parë në zgjedhje e do te konkurojë përballë koalicionit qeverisës në 1/3 e bashkive të vendit,