Manja: Prokuroria te coje para drejtesise te inkriminuarit e Dosjes 339

2019-06-05 0

Në një konferencë për shtyp, duke folur për përgjimet e reja pjesë e Dosjes 339, të publikuara nga e përditshmja gjermane Bild, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja kërkoi nga Prokuroria hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor.

?Është koha që agjencitë e zbatimit të ligjit dhe këtu e kam për prokurorinë dhe policinë gjyqësore, të vlerësojnë seriozisht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen në hullitë e zbatimit të ligjit penal dhe procedurial, jo vetëm për të hetuar personat e Dosjes 339 apo në çdo dosje tjetër penale që ka në hetim, por edhe për të hetuar brenda vetes të gjithë ata prokurorë dhe oficerë gjyqësorë që në mënyrë të verbër e kanë braktisur misionin që u ngarkon Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë, duke marrë dhe duke çuar dosjet penale në hetim në zyrat e PD, duke thyer rëndë sekretin hetimor. Sekreti hetimor është vepër penale e dënushme sipas Kodit Penal dhe është në detyrën e Prokurorisë që të hetojë jo vetëm autorët e përfshirë në veprat penale, por edhe brenda radhëve të veta, sepse koha për t?u ndarë me zyrtarë të tillë publikë, e këtu e kam fjalën për oficerë dhe prokurorë të papërgjegjshëm është sot. Për këtë ne kemi ndërmarrë një reformë kaq madhore në sistemin e drejtësisë, e cila është në zbatim e sipër.

Manja shprehu gjithashtu shqetësimin e përdorimit politik të Dosjes 339 nga Partia Demokratike.

?Por jam i shqetësuar edhe për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive për opinionin publik siç është Dosja 339, nga PD e cila ka dalë në rrugë dhe duke e kthyer në një kauzë politike një dosje në hetim, po na kthen në kohërat më të errëta të diktaturës, gjyqet publike?.

Sa i përket përmbajtjes apo fatit të personave, emrat e të cilëve përmenden në këtë dosje, Manja tha se janë çështje që i përkasin krejtësisht drejtësisë. Megjithatë, kreu i Komisionit të Ligjeve tha se nëse në këtë dosje ka edhe krim elektoral, atëherë prokuroria duhet ta çojë një orë e më parë hetimin deri në fund dhe të vejë para përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin.

?Unë nuk e di nëse ka mbetur më material përgjimi që nuk ka dalë akoma nga Dosja 339, sepse opinionit publik i serviren herë 3, herë 4, herë 6 përgjime, por në asnjë nga materialet e dala publike deri tani, unë në fakt nuk kam dëgjuar të flitet as për vota, as për lekë, as për leje e as për licenca, edhe pse janë biseda ndërmjet personave që janë sot nën akuzë nga drejtësia për vepra të rënda penale. Por nëse ka edhe krim elektoral brenda, patjetër që prokuroria, një orë e më përpara do të duhet ta çojë hetimit deri në fund, të vejë para përgjegjësisë këdo që ka shkelur ligjin penal, të qetësojë opinionin publik dhe pse jo, të mos e mbarsë edhe mjedisin politik me të pavërteta, apo me gjysmë të vërteta, që nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse çojnë ujë në destabizimin e vendit. /tvklan.al

Free Traffic Exchange