Basha: Pergjimet, deshmi se Rama ka bere pakt me krimin

2019-06-05 0

Për kreun e opozitës, përgjimet e publikuara nga ?Bild?, janë dëshmi se qeveria ka ardhur në pushtet nga krimi. Nëpërmjet reagimit në rrjetet sociale, Basha thekson se përgjimet tregojnë se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve të drogës.

?Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.

Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.

Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t?i kërcënojë për votën e tyre.?

Basha thekson se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për zgjidhje politike. Ai kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira.

Tv Klan

Free Traffic Exchange