U zhvillua sot ceremonia e edicionit të III-të ndarjes së çmimeve Shkencore Kombëtare Vjetore për vitin 2018 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Me çmimin e karrierës u vlerësua profesor Luan Omari. Me motivacionin si: ?Anëtar-bashkëthemelues i Akademisë së Shkencave edhe përurues e drejtues i suksesshëm institucional i saj. Përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare, evropiane edhe rajonale, që ka një veprimtari shkencore mbi 6 dekada...?. Çmimi iu dorëzua nga kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, i cili ndër të tjera u shpreh se:?Është një nga baballarët e ASH, edhe nuk është akademia, që vlerëson sot këtë çmim, por është profesori, që na nderon duke pranuar këtë çmim. Është një ndër emrat, që do të krenohet brezat?.
Ndërsa, për bashkëthemeluesin e kësaj akademie, ky çmim është një vlerësim i rëndësishëm, që i bëhet për karrierën e tij, ?Jetën time të gjatë, kohën më të madhe e kam kaluar në institucionet shkencore. Kam pas fat të madh të jem pranë njerëzve të shquar, si Eqrem Çabej, Aleks Buda, etj. Është kënaqësi e madhe që të marrë këtë çmim, në fund të karrierës sime. Do të mundohem, që forcat që më kanë mbetur t?ja kushtoj akademisë sonë?, u shpreh akademiku Luan Omari. (vlerësimi monetar 500 mijë lekë)
Me çmimin ? Eqerem Çabej? për veprën më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike u vlerësua ?Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX?, nga një grup autorësh.(1 mln lekë)
Me çmimin ?Petrit Radovicka? për veprat apo kërkimet më të rëndësishme në shkencat natyrore edhe teknike u vlerësua vepra ?Atlas i Florës së Shqipërisë? e akademikut Jani Vangjeli, me motivacionin: ?Një vepër me karakter koleksionues edhe në shërbim të florës shqiptare. E mbështetur në rezultatet e kërkimit në terren mbi bimësinë shqiptare?. (1 mln lekë)