Jeta e vështirë pas tërmetit, 3 familjarë me sëmundje mendore - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-05 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mes banoreve te fshatit Floq te cilët kane mbetur pa banesa nga tërmeti i 1 qershorit është edhe një familje me pese anëtare, tre prej te cilëve ndryshe nga te tjerët vuajnë nga probleme te shëndetit mendor.Te mbetur pa shtëpi ata janë strehuar ashtu si edhe te tjerët ne shkollën e fshatit.Nexhide Bekolli rreth te 70-ve, është e vetmja qe kujdeset për djalin, nusen dhe nipin te cilët prej shume vitesh janë të sëmure.Kjo situate sipas mjekëve, e ka renduar edhe me shume gjendjen mendore te familjarëve.Mjekët kërkojnë që tre pjesëtaret e familjes Bekolli te largohen nga ky ambient, ne të kundërt gjendja e tyre mund të përkeqësohet.Gjate gjithë këtyre ditëve personeli i qendrës se shëndetit mendor u ka qëndruar afër tre te sëmurëve, por zgjidhja për përmirësimin e shëndetit te tyre mendor është vetëm largimi ne një mjedis me te qete dhe te përshtatshëm për ta.

Free Traffic Exchange