Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë është gjendur në fshatin Floq, banorët e të cilit janë strehuar në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile pas lëkundjeve sizmike të ditëvve të fundit.
Pasi është ndalur tek çadrat ku janë vendosur një pjesë e banorëve, kreu i qeverisë ka shkuar në ambientet e shkollës ku ndodhet pjesa tjetër e banorëve shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.
më herët kryeministri Rama ka premtuar se të gjithë banorët do të dëmshpërblehen dhe shtëpitë e tyre do të rindërtohen pas përfundimit të vlerësimit të plotë të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta.
Banorëve u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që pranë tyre janë shërbimet mjekësore.