Tempora - Tafa: Politika jonë nuk ka veshë, vetëm riciklojmë kriza, duhet zëri i intelektualëve

2019-06-05 1

#rtvora #tempora
Intelektuali Gëzim Tafa në një intervistë për emisionin ?Tempora? në RTV Ora tha se klasa intelektuale duhet të behët pjesë e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa theksoi se politika jonë nuk ka veshë.

Intervista:

Marjana Legisi: Në këtë moment të vështirë për vendin ku krizat politike vijojnë të ricikolohen vazhdimisht, por që pasojat janë tek qytetarët sa i rëndësishëm është zëri i intelektualëve?

Gëzim Tafa: Është një krizë e cila vjen nga marrëdhëniet politike të ndërtuara këtu, por që janë marrëdhënie refraktare dhe tashmë kanë mbërritur në pikun e tyre më të zjarrtë. Mendoj që zgjidhja tashmë duhet kërkuar përtej politikës. Zakonisht kur krizat janë politike zgjidhjet gjenden brenda, por fakti që ende klasa intelektuale nuk është shprehur, nuk është ndjerë zëri i saj, padyshim që duhet të thirret edhe ky lloj mendimi. Ajo që më shqetëson mua dhe një pjesë të madhe të intelektualëve, por edhe të atyre që kanë një mendim të caktuar është që politika jonë nuk ka veshë. Nuk ka veshë sepse hyjmë gjithnjë në të njëjtin qerthull, riciklojnë kriza.

Marjana Legisi: Mos ndoshta nuk ka veshë se zëri i intelektualëve nuk është në nivelin e duhur për ta?

Gëzim Tafa: Edhe kjo është një arsye, por unë mendoj se vetë politika nuk e ka deri në këto çaste të nevojshme zërin e intelektualit. Fakti që nga dita në ditë kriza përshkallëzohet dhe situata po degradohet, mendoj se duhet të ketë një ndjeshmëri, pse jo edhe të vullnetshme ndaj intelektualëve. Duhet të jenë më të pranishëm edhe atëherë kur mendimi i tyre nuk dëgjohet. Zgjidhja do të viojë jo vetëm nga intelektualët, por edhe nga vetë ne.

Marjana Legisi: Mos ndoshta ka ardhur koha për një pakt kombëtar me intelektualët?

Gëzim Tafa: Unë do pëlqeja një mendim kombëtar, sesa një pakt kombëtar, i cili do të jepte një alternativë më afatgjatë sepse jam i mendimit që nuk mund të riciklojmë prap të njëjtat probleme. Përgjithësisht krizat vijnë nga mërrdhëniet dypalëshe, por ajo çka është më e rëndësishme vjen nga konsumimi i pushtetit. Për aq kohë sa konsumohet pushteti klasa politike duhet të ndërgjegjësohet. Për aq kohë sa klasa politike nuk ndërgjegjësohet dhe hyn në një marrëdhënie autoritare, duhet një zë i jashtëm, që në rastin konkret mund të jetë zëri i intelektualëve, që së paku të krijojë një raport ndërgjegjësimi dhe të thonë stop ne nuk mund të vazhojmë gjithmon me të njejtat eksperimente që degradojnë jo vetëm politikën, por edhe shoqerinë.

Marjana Legisi: Pse deri në këto momente intelektualët po qëndrojnë në hije?

Gëzim Tafa: Nuk e ka thirrur kush zërin e intelektualëve.

Marjana Legisi: Duhet të presin thirrjen?

Gëzim Tafa: Por edhe atëherë kur ata janë angazhuar dhe këto zëra nuk mungojnë zgjidhjet në institucione të kulturës janë gjetur nga intelektualë të politikës. Mendoj se ka një realizëm më të thellë, mbase edhe një lloj ftohtësie nga vetë intelektualët dhe për shkak të ndjeshmërisë edhe të profilit të tyre, por që duhet të jenë edhe më aktivë në dhënien e ...