Dërgonin shqiptarë për 30 mijë $ në SHBA, i fundosën përgjimet, 51 të pandehurit në gjykatë

2019-06-04 6

TIRANE-51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin "One if by Land".

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera. Këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin trafikonin emigrantë shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.

Mbi të gjithë të pandehurit rëndojnë akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve ka edhe gra, por edhe persona të huaj që bashkëpunonin me grupet kriminale në Bullgari dhe vende të tjera.

Gjatë operacionin u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjese e operacionit ishin edhe autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Free Traffic Exchange