#rtvora
Pas publikimit të pamjeve filmike nga ministria e Brendshme policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një 43-vjeçari nga Xhafzotaj që akuzohet për plagosjen e dy protestuesve të opozitës para parlamentit më 2 qershor. Zamir Sijani është filmuar teksa godet me sende të forta shtetasit Ymer e Erjon Çela. Ndërkohë prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 42 personave të arrestuar pas protestës.
Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar një 43-vjeçar të akuzuar për plagosjen e dy protestuesve gjatë tubimit të Partisë Demokratike më 2 qershor para parlamentit.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Zamir Sijani, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Burime nga policia thanë se "ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më 2 qershor rreth orës 20:00, në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe në rrugën ?George VV Bush?, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Ymer dhe Erjon Cela (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës".
Ministria e Brendshme ka publikuar më herët pamje filmike ku 43-vjeçari është parë duke goditur me mjete të forta në kokë protestuesit.
Pas arrestimit të këtij shtetasi policia tha se dosja për ngjarjen i kaloi Prokurorisë me akuzat për "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesat për caktimin e masave të sigurisë për 42 protestues të arrestuar nga policia pas tubimit të opozitës më 2 qershor. Ata akuzohen për organizim të tubimeve të paligjshme si dhe për goditje ndaj efektivave të policisë.
Seanca për caktimin e masave të sigurisë pritet të mbahet të mërkurën në gjykatën e Tiranës ndërsa prokurorët që do të përfaqësojnë akuzën janë Enklid Gjini dhe Alket Mersini.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndalohet-njeri-prej-autoreve-te-plagosjes-se-babe-e-bir-ne-protesten-e-2-qershorit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz