#rtvora
Ambasadori italian Alberto Cutillo është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve pa një pak mes politikës. Duke u zhveshur nga gjuha diplomatike. Cutillo e ka bërë të qartë se në Qershor janë të hapura të gjitha mundësitë për vendimin e negociatave, ndërsa theksoi që Franca dhe vendet e Ulëta janë skeptike për Shqipërinë.
Diplomatët e huaj në vendin tonë nuk kanë një zgjidhje të gatshme për politikën shqiptare, por ato i bëjnë thirrje palëve që të ulen në dialog. Ambasadori italian Alberto Cutillo nga qyteti i Shkodrës është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve vendore pa patur një marrëveshje politike, pasi një gjë e tillë sipas tij mund të cënojë institucionet në vend.
Alberto Cutillo: Në këtë pikë të gjitha rregullat janë të brishta, pasi nuk mund të thuhet se cila është më normale, të shkosh në zgjedhje pa opozitën apo të shtysh zgjedhjet. Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë ?'arnë më e keqe se e grisura? por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj".
Pak ditë para vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, Ambasadori Italian tregon pa përdoru gjuhën diplomatike se kush janë shtetet kritike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Alberto Cutillo: Ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit , jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton ne parlament heqjen e vizave për Shqipërinë.
Alberto Cutillo pranoi që janë të hapura të gjitha mundësitë në lidhje me vendimin e negociatave. Mund të hapen, të shtyhen ose Shqipëria mund të marrë një përgjigje negative nga shtetet anëtarë të BE-së.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/duhen-shtyre-zgjedhjet-ja-si-pergjigjet-ambasadori-i-italise
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz