Poeti sjell ‘Përjetësi me qira’ - Intervista - Moikom Zeqo Më duket e pabesueshme

2019-06-04 1

Vëllimi poetik ?Përjetësi me qira? i shkrimtarit edhe poetit Moikom Zeqo vjen, si një metaforë për lavditë e rreme në jetë, për njerëzit që kërkojnë të marrin me qira deri në përjetësi meritat e rreme. Kjo ide ka qenë në vëmendjen e poetit, për të cilin ka shumë rëndësi botimi i këtij libri, që vjen në duart e lexuesit pas mungesës 12-vjeçare, koha që autori nuk ka shkruar poezi. Studiuesi Moikom Zeqo na rrëfen për kamerën e ?ReportTV? se këto poezi i ka shkruar para 3 dekadash, asokohe kur nuk kishte rënë akoma regjimi komunist. Ai na tregon se ky koleksion niset nga një eksperimentim, ose përsiatje laboratorike të vargjeve të shkurtra, poezi me tre strofa edhe me pak rrokje, që kanë një lloj tendence për të krijuar një paraqitje të përkorë, duke i bazuar të gjitha kombinimet e fjalëve, në një fantazi krijuese për të krijuar metaforën, që për të është një nga sekretet më magjike, që ka vet gjuha.

?Janë poezi që lidhen me një meditimin, shpesh kozmik, por jo të pashkëputura nga peizazhet tokësore, sidomos nga vendet e mia të origjinës, Libohova, currilat dikur në Durrës, që sot është betonizuar ose viset e bregdetit, që kanë mundësi të pafundme, për ta bërë njeriun, që të bëjë një thellim shpirtëror edhe mendor, që shpesh të kujton atë që kanë poetin e lindjes, që quhet karma. Toka, deti, ajri edhe elementë të tjerë ekologjik, të krijojnë një rend për të thënë disa të vërteta universale, që janë të vërteta të vet jetës, pavarësisht se shpesh përmendet edhe vet vdekja?, shprehet poeti Zeqo.

Vështirësia e një shkrimtari apo poeti është përpjekja e tij drejt gjetjes ose shpikjes së një stili. Ndërsa, Zeqo i cili ka shkruar që në moshën 14-vjeçare poezi, e më pas vargjet e tij u kritikuan për hermetizëm, na flet edhe për vështirësitë e mëdha që has një autor shqiptar, para se të përkthehet në gjuhë të huaj.

?Është shumë e vështirë. Përkthimet që janë bërë nga njerëz jo poet nuk kanë qenë shumë të suksesshme, ndërsa ato që janë bërë fjalë për fjalë nga një tjetër, i marrë një poet profesionit mund të jenë më të suksesshme. Por, në vendin tonë ka shumë vështirësi, sepse ne nuk kemi institute të përkthimit, ndryshe nga çfarë ndodh me vendet e tjera të rajonit, që kanë edhe më pak popullsi, sesa jemi ne?, shprehet ndër të tjera poeti.

Free Traffic Exchange