#rtvora
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë kremtuar sot festën e Fitër Bajramit. Në Tiranë, pas ditëve të agjërimit, mijëra njerëz u mblodhën së bashku në sheshin ?Skënderbej? për të bërë faljen.
Festimet e Fitër Bajramit filluan në orët e para të mëngjesit të sotëm me namazin e sabahut.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u lut që Zoti ta begatojë, ta mbushë me mirësi dhe paqe këtë vend. Ai tha se sot triumfoi vlera e lartë dhe u la pas e keqja.
"Sot triumfuan edhe njëherë vlerat e larta dhe u lanë pas e keqja dhe e padëshiruara. Besimtarët demonstruan gjatë këtij muaji të mirën, virtytin, dashurinë, respektin, thjeshtësinë, vëllazërinë, bujarinë dhe lanë pas vesin, urrejtjen, përçmimin, mendjemadhësinë dhe koprracinë, sepse ishin mirësitë e Ramazanit që ndriçuan mendjen e besimtarit në mënyrë që të heqë dorë nga çdo e keqe", tha Spahiu.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/besimtaret-myslimane-festojne-fiter-bajramin-ju-urojme-gezuar
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz