Patozi në Repolitix: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk të jep të drejtën të dalësh nga parlamenti

2019-06-03 0

Kreu i Bindjes Demokratike foli në Repolitix për qëndrimin e opozitës për Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se mungesa e këtij institucioni nuk i jep të drejtën të bojkotojë procesin politik.

"Protestat janë të pamjaftueshme për t'i dhënë një goditje qeverisë. Unë mendoj se në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, nuk të jep të drejtën të bojkotosh të gjithë procesin politik. Ne do ta pranojmë se ai është një realitet që nuk kthehet më mbrapa. Kam dëgjuar se në kushtet që mungon ky institucion presidenti mund të bëjë çfarë të dojë, por është e kundërta. Edhe kur ishte ajo gjykatë thuhet se ishte kapur nga qeveria. Ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe mungesa e saj nuk është për t'u neglizhuar por ky nuk mund të përdoret si argument për t'iu sulur institucioneve", tha Patozi.