http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar kandidatët për këshilltarë që nesër do të jetë dhe ekipi i tij në Këshillin Bashkiak të qytetit.Ai foli edhe për protestat e opozitës, duke theksuar se dhuna, shkatërimi dhe ndotja nuk do të arrijnë dot të kthehen në një gjë të zakonshme në këtë qytet. Ai nënvizoi se Tirana e do punën dhe e përbuz dhunën.?Gjërat e vogla kanë rëndësi, dhe fryma e ekipit ka rëndësi. Se prandaj përpëlitesh ta shkatërrosh qytetin, dhe t?i bindësh njerëzit me zor, sepese frustohesh nga fakti që nuk bind dot ekipin tënd, nuk bind dot ata që kanë qenë ish-drejtora, ish-ministra, ish-deputetë. Kur nuk bind ata do të thotë që s?ke më fuqi. Dhe kur nuk ke më fuqi e vetmja shpresë që të ka mbetur është dhuna. Ky qytet nuk e pranon bullizmin. Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarëisht se kemi tolerancë të madhe ne huk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna?, tha kandidati i koalicionit ?Alenca për Shqipërinë Europiane? për kryetar të Bashkisë së Tiranës.Ai falenderoi në mënyrë të veçantë të gjithë ata punonjës së ndërmarrjeve bashkiake që edhe pse ditë pushimi gjithë këto fundjava kanë punuar për ta pastruar qytetin menjëherë pasi mbyllen protestat.?Dua qe edhe sot të falenderoj publikisht të gjtihë ata që në një ditë normale, në një vnd normal, dhe në një qytet normal, dje duhet ta kishin ditë pushimi. Dje nuk do ishim duke pastruar bojën nga muret e Tiranës, nuk do ishin duke pastruar plehrat, apo nuk do ishin duke mbleddhur pemët e shkulura apo çdo gjë që digjet në Tiranë. Ju mund të thoni, ose ka njerëz që thonë këtu po bëhet qameti, ti e vret mendjen për këto. Pyetja që kam unë po për çfarë ta vrasim mendjen, kjo është shtëpia jonë. Kur dikujt i vjen dikush tjetër në shtëpi, dhe ia bën rrëmujë, dhe ia dhunon shtëpinë e vet, atëherë sigurisht që në atë moment, ajo është gjëja më e rëndëishshme. Dhe unë dua t??i falenderoj publiksith gjithë djemtë dhe vajzat e përkushtuar, që brenda 30 minutash pas çdo ekskursioni dhune, e kthejnë Tiranën siç ishte më parpara?, tha Veliaj.Ai shtoi se opozita dhe drejtuesit e saj nuk kanë aftësi të bindin qytetarët për ti votuar dhe kërkojnë ti imponohen qytetit me gjuhën e dhunës.?Kur nuk ke autoritet të bindesh tek kauza jote deputetët që janë te lista në pritje, dhe kur shkojnë i marrin të gjithë mandatet, çfarë fuqie ke me bind dikë tjetër që s?është fare i partisë tënde. Patjetër mund të rekrutosh 200 rrugaçe me tuta në kokë dhe me maska për të dhunuar një qytet. Patjetër këtë mund ta bësh, këtë meritë ta jap. Por kur nuk arrin të bindësh dot?, u shpreh Veliaj.