Fishekzjarrë si 'armë'! Arrestohen 42 protestues të opozitës, 19 hetohen në gjendje të lirë

2019-06-03 0

TIRANE-42 protestues të opozitës janë arrestuar nga policia dhe 19 të tjerë, mes tyre sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi po hetohen në gjendje të lirë pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme që zgjati tre orë, raporton gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku. Policia deklaron se protestuesit goditën me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e efektivët. Nga protesta u plagosën 10 punonjës policie, që ndodhen në spital.

"Gjatë protestës në rrugën ?George W. Bush? pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim para Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit të Shqipërisë. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjerë për kryerjen e veprave penale ?Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive?. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme? shtetasi G.B. (Gazmend Bardhi)" thotë Policia e Shtetit.

Ndërkohë që vijon puna për identifikimin edhe të personave të tjerë në protestën e dhunshme. Të gjitha përfaqësitë ndërkombëtare dënuan dhunën, ndërsa në protestën e radhës ditën e shtunë në datë 8 qershor, situata mund të përshkallëzohet akoma më shumë pas paralajmërimit të opozitës së koha e fjalëve mbaroi.