#rtvora
Rreth 500 persona kanë mbështetur peticionin për mosdekretimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Nisma është ndërmarrë nga studiuesi Taulant Muka, i cili shprehet se zgjedhja e Gjinushit është tregues i shkatërrimit të mëtejshëm të këtij institucioni dhe kapjes së tij nga politika.
Prej disa ditësh, ka nisur firmosja online e këtij peticioni ku i kërkohet Presidentit, Ilir Meta, të mos dekretojë kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin.
Nisma që është ndërmarrë nga studiuesi,Taulant Muka, ka marrë mbështetjen e afro 500 personave.
Taulant Muka: Zoti Gjinushi ka zero kontribut në shkencë, nuk ka asnjë produkt shkencor për të qenë në krye të Akademisë së Shkencave dhe prandaj ju drejtova me një peticion zotit President për të ushtruar jo vetëm detyrën e tij morale në këtë rast por detyrën e tij konstitucionale për ti thënë jo emërimit në shkencë të një personi anonim dhe partiak, në krye të institucionit të Akademisë së Shkencave dhe për ti thënë jo shkatërrimit të mëtejshëm të shkencës në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/taulant-muka-peticion-metes-gjinushin-mos-e-dekreto
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz