Prokuroria themelore e Kërçovës do të hetoj rastin ?El Cheka? lidhur me publikimin e bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë të BDI-së. Partitë opozitare ndërkohë kanë kërkuar dorëheqjen e funksionarëve të BDI-së për shkak të siç thonë keqpërdorimeve që kanë bërë e më të cilat duhet të merret Prokuroria Speciale. Profili në fejbuk i personit EL Cheka është mbyllur në vazhdimësi por i njëjti ka hapur profile të reja duke paralajmëruar publikimin e bisedave me përmbajtje edhe më të rënda siç ka shkruar në fejsbuk.