Thaçi: Nuk pranojme kushte te reja per vizat

2019-06-03 0

Dialogu Kosovë-Serbi, sipas Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë pa kushte. Pas takimit me delegacionin e këshilltarëve diplomatikë të presidentit të Francës dhe të kancelares së Gjermanisë, Thaçi tha se taksa do të mbetet në fuqi ndërsa nuk do të pranojnë kushte shtesë për liberalizimin e vizave.

?Theksuam shumë qartë se tarifa duhet të mbetet në fuqi, është një vendim legjitim, në anën tjetër duhet të respektohet të gjitha marrëveshjet që janë arritur në vitin 2013 nga të gjitha palët. Shpresoj që do të ketë një angazhim serioz edhe për javët e ardhshme që kanë mbetur në mënyrë që të jetë një koordinim i plotë?.

Zyrtarë të këtij delegacioni kanë zhvilluar takim edhe me krerët e tjerë të shtetit të Kosovës. Ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur angazhimin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun, siç ka thënë ai, në binarët e duhur.

Free Traffic Exchange