Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i shoqëruar nga delegacioni i Këshillit Veri-atlantik mbylli ditën e dytë të vizitës në Shkup gjatë të cilës takuan krerët shtetëror dhe realizuan mbledhjen e përbashkët me Komitetin e NATO-s në vend. Ky është një hap tjetër drejt anëtarësimit, proces i cili pritet të përfundojë në dhjetor ose në fillim të vitit të ardhshëm. Stoltenberg tha se NATO nënkupton siguri dhe prosperitet për vendin.