Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ishte në Floq ku u njoh me problemet e banorëve pas tërmetit dhe gjendjen aktuale në çadrat ku janë sistemuar. Ai i vendosi ultimatum qeverisë se nëse nuk zgjidhet për 24 orë problemi i banorëve me strehimin do të ngrenë çadrat para Prefekturës.
'Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të gjenden kushtet dinjitoze në banesa dhe hotele në Korcë për banorët, që të mos jetojnë në këto kushte. Jeni dakord me këto apo jo? (Banorët përgjigjen Po). Kur të vijnë këto iu thoni, se po e ulët qafën pranuan skllavërinë këtë duan këta.
Faktqësi natyrore, por fatkeqësi më e madhe është qeveria, këta nuk kërkojnë lëmoshë, pasi paguajnë taksa. Keni bërë mirë që e keni përzënë Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për show. Ne po iu mbështesim. Kjo është tallje, të ngresh këtu kasollet e bagëtive. Bashkë ata janë te lokali ngjitur te 'Sofra' duke ngrënë, pirë dhe kënduar, pasi gjejnë një mundësi për të vjedhur. Kërkoni që t'u ndërtoni banesat. Mos vijnë për shoë, sikur lotojnë apo iu bie rimeli..." tha Salianji.