Paloka: Dhjetra protestues paqësorë janë ndaluar - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka dënuar me ashpërsi shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve të opozitës.Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka akuzon qeverinë se I ka bërë arrestimet me qëllim që të terorrizojë protestuesit.?Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë, kundër te cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët!?Paloka akuzon kryeministrin Rama se është I zhytur në panik dhe se po përdor të gjitha institucionet kundër protestuesve.?I zhytur në panik, Edi Rama po përdor të gjitha institucionet e represionit, duke filluar nga narkopolicët dhe banditët me uniformë që përgatisin raporte të rremë kundër protestuesve tek prokurorët e Arta Markut, që ngrenë akuza politike mbi dëshmi të rreme e deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko.?Paloka shprehet më tej se të gjithë ata që dhunojnë protestuesit do të mbajnë përgjegjësi.